Sulmet terroriste në Nigeri, reagon shefi i OKB-së

2017-08-16 17:24:02 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi sulmet terroriste që ndodhën të martën në Nigeri, me pasojë 27 viktima.

Në një deklaratë nga zëdhënësi i tij të martën, Stephane Dujarric, shefi i OKB-së bëri thirrje që përgjegjësit e sulmeve në Nigeri dhe në vendet fqinje të marrin ndëshkimin e merituar.

Guterres përsëriti solidaritetin me qeverinë nigeriane në luftën e saj kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, thuhet në deklaratë.

Dy sulme të ndara vetëvrasëse ndodhën Borno të Nigerisë, ku humbën jetën të paktën 27 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore