ShBA, hetim për tregtinë me Kinën

2017-08-15 20:39:49 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump firmosi të hënën një urdhër ekzekutiv, nëpërmjet të cilit autorizoi përfaqësuesin tregtar Robert Lighthizer të zhvillojnë hetime mbi të ashtuquajturën "veprimtarinë tregtare të Kinës", duke përfshirë të drejtat e autorit si transferim të teknikave etj. Analistët vunë në dukje se nëse pala amerikane nis këtë hetim, referuar "Projekt-ligjit të reformës tregtare të vitit 1974", kjo do të dëmtojë jo vetëm marrëdhëniet ekonomiko-tregtare të ShBA-së me Kinën, por dhe vetë sipërmarrjen amerikane.

Sipas këtij projekt-ligji, kur zyra e përfaqësuesit tregtar konfirmon shkeljen e marrëveshjes së një politike të partnerit tregtar, ose një politikë e partnerit tregtar gjykohet nga ShBA-ja si "e pabarabartë, e padrejtë ose e paarsyeshme", mund të ndërmerren masa të njëanshme dhe ndëshkuese, si ndërprerje e zbatimit të marrëveshjes tregtare, rritje e taksës doganore, heqje e taksave doganore për mallra të posaçme, nënshkrim të një marrëveshjeje të re të detyrueshme etj.

Nëse përfaqësuesi tregtar amerikan Robert Lightizer merr vendimin të nisë hetimet, tërë procesi do të zgjatet afro një vit. Lidhur me këtë, anëtari i Qendrës për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare të ShBA-së, Matthew P. Goodman u shpreh:"Kjo nuk është një metodë e re por nëse do të zbatohet, do të jetë hera e parë në vitet e fundit dhe ShBA-ja do të jetë më agresive në krahasim me të kaluarën. Kjo mund të shkaktojë masa të tjera për të kufizuar importet nga Kina, duke shkaktuar probleme dhe brenda Organizatës Botërore të Tregtisë. Nëse kjo ndodh, Kina do të sfidojë palën amerikane sipas rregullave të OTB-së".

Në 20 vjetët e kaluar, autoritetet amerikane rrallë e kanë përdorur nenin 301 të "Projekt-ligjit të Reformës Tregtare 1974" për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tregtare, nëpërmjet veprimit të njëanshëm. Nëse këtë herë, ShBA-ja nis hetimet, pa dyshim do ti kundërvihet frymës së Organizatës Botërore të Tregtisë. Nëse pas hetimeve rezulton se veprimtaria e palës kineze është e pabarabartë, ShBA-ja do të ndeshet me vështirësi për shkak të zinxhirit të ndërlikuar global të vlerave, që gëzojnë ndërmarrjet ndërkombëtare amerikane si dhe firmat e aleatëve të saj nga Japonia dhe Koreja e Jugut, lidhur me shumë nga produktet e importuara nga Kina drejt ShBA-së. Prandaj, nëse sanksionet i drejtohen Kinës, ShBA-ja vetë dhe aleatët e saj do të pësojnë humbje. Për këtë, studiuesi i Institutit të Brookings-it, David Dollar komentoi: "Veprimet si shtimi i 45% i taksave doganore duken të zgjuara. Por, në fakt, do të përfundojnë me dëme të shumta të interesave të ndërmarrjeve e punëtorëve tanë dhe të aleatëve. Marrja e masave do të jetë më e vështirë sepse Kina do të hakmerret."

Lidhur me qëndrimin e palës amerikane, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh të hënën se qeveria kineze i kushton gjithmonë vëmendje të madhe mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe ka arritur rezultate të njohura nga bota, në këtë fushë. Para një situate kur interesat kineze dhe amerikane janë ndërthurur gjithnjë e më të ngushtë, lufta tregtare nuk ka të ardhme sepse nuk do të ketë fitore, por vetëm humbje të dyanshme, tha zëdhënësja.

Mrekulli
Lajmet Kryesore