Kina shpejton përmirësimin e kujdesit shëndetësor

2017-08-15 10:16:17 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Planifikimit Familjar të Kinës thekson përmes një deklarate se në vend do të përmirësohet më tej sektori i shëndetësisë, si dhe krijimi i mjediseve spitalore nëpërmjet bashkëpunimit publik-privat. Deri në vitin 2030, parashikohet rritja e shërbimit shëndetësor me një vëllim prej 1.6 trilionë yuanë.

Sipas përfaqësuesve të Komisionit, deri në fund të majit të këtij viti spitalet private në Kinë arritën në 17 mijë, duke u shtuar me 1814 në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa përbëjnë 57.5% të numrit të përgjithshëm të spitaleve. Për të përmirësuar thithjen e kapitaleve dhe efikasitetin e shërbimit, qeveria po nxit kapitalin privat të marrë pjesë në investimet në sektorin e shëndetësisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore