Paris: përplasja e automjetit me piceri, një viktimë dhe shumë të plagosur

2017-08-15 09:55:00 CRI Komenti juaj Printoni

 

Një vajzë 8 vjeçare vdiq dhe disa të tjerë u plagosën, pas përplasjes së një makine me një piceri në verilindje të Parisit, mbrëmjen e së hënës. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës tha se autori i ngjarjes është një 32 vjeçar francez, i arrestuar nga policia. Ende nuk është konfirmuar nëse sulmi ishte terrorist.

Pas ngjarjes, policia rrethoi zonën ku po vazhdon hetimin. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore