Eksperti britanik i sigurisë kibernetike shpallet i pafajshëm në ShBA

2017-08-15 09:51:47 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekspert britanik i sigurisë kibernetike është shpallur i pafajshëm lidhur me akuzat federale të ShBA-së se ai ka krijuar dhe shitur një kod që u përdor për të vjedhur të dhënat bankare.

23-vjeçari Marcus Hutchins u bë i njohur kur ndihmoi në frenimin e sulmit të virusit kibernetik "WannaCry".

"WannaCry" preku qindra mijë kompjuterë në maj të këtij viti, duke shkaktuar ndërprerje të punës në fabrika, spitale, dyqane dhe shkolla në më shumë se 150 vende.

Megjithatë, Hutchins-i u arrestua këtë muaj në Las Vegas me akuza për pirateri kompjeturike të palidhura me rastin e "WannaCry".

Hutchens akuzohet se ka shkruar një pjesë të kodit që u instalua dhe u përdor në virusin kibernetik "Kronos".

Mrekulli
Lajmet Kryesore