Trump urdhëron hetimin e politikave tregtare të Kinës

2017-08-15 09:41:05 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar përfaqësuesin e tij për çeshtjet tregtare, Robert Lightizer të SHBA-së të nisë një hetim, për atë që ai e quan vjedhje e pronësisë intelektuale ndaj kompanive amerikane, që operojnë në Kinë.

Urdhëri ekzekutiv është nënshkruar nga Trump pavarësisht pasojave që mund të ketë ndaj marrëdhënieve tregtare kino-amerikane.

Përfaqësuesit për Çeshtjet e Tregtisë i është kërkuar të hetojë nëse politikat kineze dëmtojnë kompanitë apo investitorët amerikanë, si dhe marrjen e masave kundërshtuese ndaj tyre.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore