Moti i thatë- KESH siguron furnizimin me energji nga importi

2017-08-15 08:59:53 CRI Komenti juaj Printoni
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) në kushtet e thatësires së tejzgjatur, po merr masa për të siguruar furnizimin e konsumatorëve me energji nga importi edhe për muajin shtator 2017. Nisur nga kjo situatë, KESH ka ulur në minimum prodhimin, ndërsa rreth 80 për qind e energjisë elektrike në rrjetin shpërndares sigurohet nga importi, pasi niveli i ujit në Fierzë ka zbritur në kuotën më të ulët të shfrytëzimit dhe po prodhon me kapacitet minimal. Edhe për muajin shtator situata parashikohet e njëjtë dhe importi do të vijoje në sasi të mëdha, njofton KESH. (ATSH)
Mrekulli
Lajmet Kryesore