Britania kërkon "bashkim të përkohshëm doganor" me BE-në

2017-08-15 20:48:07 CRI Komenti juaj Printoni

Britania e Madhe ka kërkuar një bashkim të përkohshëm doganor me Bashkimin Europian pas Brexit, ndërsa qeveria po përgatitet të publikojë propozimet e para të detajuara mbi partnershipin e ardhshëm.

Kabineti i ministrave të Theresa May bëri të ditur se do të kërkonte një periudhë të kufizuar kohore të zbatimit të këtij propozimi doganor pas largimit nga BE-ja, në mënyrë që të garantohej një mjedis i sigurtë për bizneset dhe që të lejohet vendosja e rregullimeve të reja doganore.

Departamenti për Daljen nga BE-ja u shpreh se Britania është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e treta gjatë kësaj periudhe, megjithëse ato do të mund të zbatoheshin vetëm në fund të periudhës në fjalë.

Propozimi u mirëprit nga Konfederata Britanike e Industrisë, që është edhe lobi më i madh i biznesit atje, por partitë e opozitës e kanë konsideruar si "fantazi".

Ekspertët kanë paralajmëruar se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të negociuar një marrëveshje të re të tregtisë së lirë mes BE-se dhe Britanisë, para se kjo e fundit të largohet nga blloku, veçanërisht sepse Brukseli ka refuzuar deri tani të fillojë bisedime për tregtinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore