Kina i kërkon Japonisë të reflektojë mbi të kaluarën

2017-08-15 20:38:03 CRI Komenti juaj Printoni

15 gushti i këtij viti shënon 72-vjetorin e kapitullimit pa kushte të Japonisë, duke i hapur rrugën fitores së Luftës së Dytë Botërore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying tha se gjatë Luftës së Dytë Botërore, trupat pushtuese japoneze kryen krime çnjerëzore ndaj popullit kinez.

Kjo histori ka dëshmi të shumta dhe nuk mund të mohohet. Kina shpreson që Japonia do të bëjë një reflektim të sinqertë dhe të thellë ndaj të kaluarës së agresionit dhe njëkohësisht do të respektojë ndjenjat e popujve të Azisë të viktimizuara nga krimet makabre.

Më 13 gusht, televizioni japonez NHK transmetoi një program të posaçëm "Faktet e Ushtrisë 731", duke transmetuar regjistrimet audio mbi 20 orë të trupave të Ushtrisë 731, që pranojnë krimet e tyre.

Kjo dëshmon plotësisht krimet tejet të rënda të ushtrisë japoneze në atë kohë. Në konferencën e shtypit të së martës, Hua Chunying u shpreh:

"Në Luftën e Dytë Botërore, trupat japoneze kanë përdorur armë kimike ndaj popullit kinez duke bërë prova të tmerrshme çnjerëzore tek të gjallët. Këto janë krime monstruoze kundër njerëzimit. Ne vlerësojmë kurajën e personaliteteve japoneze për zbulimin e fakteve historike dhe shpresojmë që Japonia do të reflektojë me të vërtetë ndaj thirrjeve brenda e jashtë vendit, do të njohë dhe rishikojë të kaluarën e agresionit dhe do të respektojë ndjenjat e popujve që vuajtën në Azi."

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore