Xi u kërkon studentëve të "rrënjosen" tek shoqëria

2017-08-15 20:04:58 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping i kërkoi një grupi studentësh "të rrënjosen" tek shoqëria kineze, të njohin situatën e vendit dhe të popullit, të përmirësojnë talentet dhe aftësitë e tyre nëpërmjet risisë dhe sipërmarrjes.

Ai shpresoi gjithashtu që studentët do të forcojnë vullnetin e tyre përmes punës së palodhur për të kuptuar vlerën e jetës së tyre, ndërkohë që populli kinez punon për realizimin e ëndrrës kineze.

Xi, njëherësh sekretar i përgjithshëm i KQ të PK të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri komentet të martën përmes një letre për studentët që morën pjesë në konkursin për Novacionin dhe Sipërmarrjen "Internet Plus". (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore