Katari në krizë diplomatike

2017-08-14 16:52:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kriza diplomatike e Katarit ka zgjatur për më shumë se dy muaj. Tani, situata mbetet pa asnjë sinjal për lëshime nga palët në konflikt. Megjithëse nga fuqia nuk mund të krahasohet me disa nga palë pjesëmarrëse të krizës, Katari po bën përpjekje në fusha të tjera për të fituar mbështetje ndërkombëtare.

Ylli futbollist brazilian Neymar da Silva Santos Junior, që mori transfertën me rekordin historik prej 222 milionë eurosh u paraqit për herë të parë të dielën në fushën e Ligës 1 franceze, pasi kaloi te klubi Paris Saint-Germain(PSG). Por, vetëm pak njerëz e dinë që transferimi i Neymarit u realizua përfundimisht për shkak të krizës diplomatike të Katarit. Në fakt, fondi i investimeve sportive i Katarit, që bën pjesë në fondin sovran të Katarit është pronari i Klubit Paris Saint-Germain, që nga viti 2011. Eksperti Brian Schneider që studion për shumë vjet merkaton e futbollistëveu shpreh se transferta rekord e Neimarit është një taktikë propagande e Katarit, për të treguar influencat dhe fuqinë e vet.

"Blerja e klubit Paris Saint-Germain është një investim i suksesshëm sepse klubi është bërë një pjesë e soft power-it të Katarit për përmirësimin e imazhit të vendit, nëpërmjet Parisit dhe futbollit. Tani ai ka futbollistin nr.3 në botë në klub, gjë që do të promovojë më tej Katarin", tha z. Schneider.

Për të dalë nga "rrethimi diplomatik", Katari ka marrë një sërë masash të tjera. Përveç nënshkrimit të kontratës ushtarake me një vlerë prej 5 miliardë eurosh me Italinë, Katari ka bërë apelime ndaj Organizatës Tregtare Botërore(WTO) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil(ICAO) për të protestuar kundër "bllokimit të paligjshëm" të vendeve të tjera.

Sipas z. Adel Abdel Ghafar nga Qendra e Dohës pranë Instuticionit Brookings, masat e Katarit synojnë mbështetjen e të huajve në vend dhe të bashkësisë ndërkombëtare.

"Ata kanë rishikuar disa ligje, duke lejuar më shumë turistë, madje duke miratuar marrjen e të drejtës së qëndrimit të përhershëm për disa të huaj, që kanë jetuar për një kohë të gjatë ose kanë lindur në Katar. Të gjitha këto masa janë për forcimin e besimit të botës për ekonominë dhe shoqërinë të Katarit", tha z. Ghafar.

Sipas tij, megjithëse këto masa mund të forcojnë kohezionin e brendshëm, të rritin simpatinë ndërkombëtare, nuk mund të kenë efekte të dukshme brenda një kohe të shkurtër. Fundi i fundit, Arabia Saudite ende mban qëndrim mjaft të fortë dhe të gjitha ndërmjetësimet ndërkombëtare kanë përfunduar pa rezultat. Pritet që kjo krizë të zgjatet dhe për shumë kohë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore