Zyrtari egjiptian: Kina, partnere ideale për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Egjiptit

2017-08-14 10:24:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka një sektor hekurudhor të nivelit të përparuar botëror dhe ka përvojë në ndihmën ndaj Afrikës për ndërtimin e hekurudhave, ndaj mund ta ndihmojë edhe Egjiptin në përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore, u shpreh të dielën kryetari i Shoqatës së Transportit të Egjiptit Mohamed Shehata.

Të premten dy trena u përplasën në provincën Aleksandria të Egjiptit, duke shkaktuar deri tani 49 të vdekur dhe më shumë se 130 të plagosur. Shehata tha se aksidenti i kujton qeverisë egjiptiane se ruajtja e infrastrukturës hekurudhore lidhet me jetën dhe sigurinë e njerëzve. Sipas tij, i gjithë rrjeti hekurudhor dhe trenat në Egjipt ndodhen në gjendje jo të mirë dhe kanë nevojë për një rinovim të plotë.

Kryetari i Shoqatës së Transportit të Egjiptit shtoi se Kina është partnerja ideale për ta ndihmuar Egjiptin në modernizimin e infrastrukturës hekurdhore.

"Çmimi i produkteve kineze është më i ulët se i atyre të vendeve europiane, me të njëjtin nivel teknologjik. Ne po ashtu mund të aplikojmë për kredi nga bankat kineze," vuri në dukje Mohamed Shehata.

Mrekulli
Lajmet Kryesore