Përfundon Stërvitja Ndërkombëtare Ushtarake 2017

2017-08-14 10:21:31 CRI Komenti juaj Printoni

Pasditen e së shtunës u zhvillua ceremonia e mbylljes së Stërvitjes Ushtarake Ndërkombëtare të Vitit 2017 në Alabino të Rusisë, ku ishin të pranishëm 28 vende, mes të cilëve, Kina, Rusia, Kazakistani, etj.

Shefi i Shtabit i Ushtrisë së Rusisë, njëherësh zv./kryeministri i parë i mbrojtjes Valery Gerasimov u dorëzoi fituesve medalje dhe çertifikata. Në stërvitjen e sivjetme Rusia u rendit në vend të parë, e ndjekur nga Kazakistani në vend të dytë dhe Kina në vend të tretë.

Kapiteni i grupit kinez të tankeve, Zhang Kehai mori çmimin për nismën.

Stërvitja Ndërkombëtare Ushtarake u zhvillua nga 29 korriku deri më 12 gusht, me pjesmarrjen e 22 vendeve që kryen stërvitje ushtarake tokësore nga Rusia, Kina, Kazakistani, Bjellorusia dhe Azerbajxhani, si dhe të forcave detare që kryen stërvitje në Detin e Japonisë, Detin Kaspik dhe Detin e Zi. Forca ushtarake të 28 vendeve morën pjesë në stërvitje të ndryshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore