Qeveria e Sri Lankës dhe Alibaba, nxitin shitjen online të çajit Ceylon

2017-08-14 09:55:06 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësues të qeverisë së Sri Lankës po zhvillojnë bisedime me gjigantin kinez Alibaba, për nxitjen e shitjes në internet të çajit Ceylon.

Qeveria e Sri Lankës ka inkurajuar kompanitë vendëse të çajit të hyjnë në internet për të nxitur shitjen, si dhe po krijon një fondacion të ri, për mbështetjen e tregut të çajit Ceylon.

Vitin e kaluar, Sri Lanka prezantoi një fushatë promovuese drejtuar kryesisht konsumatoreve femra të çajit Ceylon, në tregun e Kinës. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore