I ngarkuari i përkohshëmi ambasadës kineze Bai Yunbin vizitoi Korçën

2017-08-14 10:20:18 CRI Komenti juaj Printoni

I ngarkuari i përkohshëm me detyrën e ambasadorit të Kinës në Shqipëri, Bai Yunbin vizitoi qytetin e Korçës dhe u takua me kryetarin e bashkisë, Sotiraq Filo.

Gjatë takimit Bai tha se zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe kino-shqiptare ka patur një prirje të mirë dhe të dyja palët kanë pasur shkëmbime e bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë në fushat politike, ekonomiko-tregtare, njerëzore dhe në fusha të tjera. Nisma kineze "Një Brez Një Rrugë" dhe mekanizmi i bashkëpunimit "16+1" u kanë sjellë shkëmbimeve lokale kino-shqiptare shanse të reja. Me epërsitë e dukshme rajonale dhe industriale, Korça ka potencial të madh zhvillimi. Kompanitë korçane kanë marrë pjesë për disa vjet me radhë në Panairin e Investimeve dhe të Tregtisë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore, tha Bai.

"Ambadasa e Kinës dëshiron të ruajë shkëmbimet me bashkinë e Korçës, duke u mbështetur te platformat e gjera të nismës 'Një Brez Një Rrugë' dhe të bashkëpunimit '16+1',si dhe të shërbejë si një urë lidhëse për bashkëpunimin me interes reciprok midis dy vendeve në fushat bujqësore, tregtare, turistike, arsimore e kulturore, duke gjallëruar më tej marrëdhëniet kino-shqiptare." tha i ngarkuari i përkohshëm me detyrën e ambasadorit të Kinës.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Filo tha se Korça, me burime të pasura bujqësore, turistike dhe kulturore ka potencial të madh për bashkëpunimin me Kinën. Ai ftoi kompanitë kineze për të vizituar qytetin dhe për bashkëpunim me ndërmarrjet vendore.

"Qyteti i Korçës është i gatshëm të marrë pjesë aktivisht në nismën 'Një Brez Një Rrugë' dhe bashkëpunimin '16+1', si dhe të japë një kontribut thelbësor për nxitjen e bashkëpunimit shqiptar-kinez." tha Filo.

Gjatë vizitës në Korçë, i ngarkuari i përkohshëm me detyrën e ambasadorit të Kinës, Bai Yunbin mori pjesë edhe në Festën e Birrës dhe vizitoi kompaninë e njohur të prodhimit të mjaltit "Morava". (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore