Indi: Kreu i shtetit premton hetimin e plotë të incidentit

2017-08-14 09:48:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i shtetit verior indian Uttar Pradesh premtoi hetim të plotë të vdekjes së 60 fëmijëve në një spital të zonës. Yogi Adityanath tha se shkaktarët e kësaj tragjedie do të gjenden dhe do të ndëshkohen.

"Jo vetëm në Gorakhpur, por nëse do të ketë raste të tjera vdekjesh në Uttar Pradesh, për shkak të moskujdesit, qeveria do të ndërmarrë masa të rrepta kundër përgjegjësve. Ne vendosëm marrjen e masave të forta ndaj incidetit në Kolegjin Mjekësor BRD. U krijua një komitet në drejtimin e sekretarit të përgjithshëm dhe po presim raportin e tij. Fajtori do të ndëshkohet rreptë", tha kreu i shtetit Yogi.

Vdekja e 60 fëmijëve thuhet se u shkaktua nga mungesa e oksigjenit, pasi një furnizues privat ndërpreu furnizimin, për shkak të faturave të papaguara. Zyrtarët e spitalit mohojnë se shkak i vdekjeve ishte mungesa e oksigjenit. Sipas tyre, shkak i vdekjeve ishte kryesisht sëmundja e encefalitit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore