Raporti BSH-së-Bankat mbajnë ende të shtrënguara standardet e kredisë

2017-08-14 09:23:59 CRI Komenti juaj Printoni
Banka e Shqipërisë në raportin e publikur së fundi mbi Politikën Monetare, evidenton se, rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues për tremujorin e dytë të vitit 2017, tregojnë se standartet e kreditimit mbeten të pandryshuara për biznesin, duke ndjekur katër tremujorësh e mëparëshëm të shtrëngimit. Ndërkohë që standardet e kredisë për individët kanë shfaqur lehtësim, për kreditë konsumatore, ndërsa kushtet për financimin e kredive për shtëpi nuk kanë shfaqur ndryshim.

Sipas raportit të BSH, ulja e komisioneve ka ndikuar pozitivisht në lehtësimin e standardeve, por kërkesat e rritura për kolateral kanë ndikuar në kahun e kundërt.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore