Kina, e gatshme për forcimin e bashkëpunimit me Pakistanin

2017-08-14 20:36:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin e gjithanshëm strategjik dhe ekonomik me Pakistanin, tha zv.kryeministri kinez Wang Yang të hënën në Islamabad.

Wang i bëri komentet me rastin e 70-të vjetorit të pavarësisë së Pakistanit.

"Duhet të ruajmë traditën e shkëmbimeve të nivelit të lartë, të shtojmë mbështetjen reciproke në çështjet me interes të përbashkët dhe të forcojmë bashkëpunimin në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale," tha Wang.

Wang nënvizoi se Kina mbështet me vendosmëri përpjekjet e Pakistanit për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial si dhe në luftën kundër terrorizmit në bazë të kushteve të veta kombëtare.

Nga ana ekonomike, Wang tha se "Kina e sheh Pakistanin si një partner të rëndësishëm në nismën 'Një brez, një rrugë'. Dy vendet do të nxisin ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan duke nisur sa më parë projektet për të forcuar kapacitetin e Pakistanit për zhvillim të pavarur dhe të ofrojë përfitime konkrete për popullin pakistanez dhe të vendeve të tjera përgjatë Rrugës së Mëndafshit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore