MPJ-ja: Kina shpreson në thellimin e partneritetit me Nepalin

2017-08-14 20:27:04 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying tha gjatë një konference për shtyp në Pekin se Kina shpreson që vizita e zv.kryeministrit kinez Wang Yang në Nepal mund të thellojë bashkëpunimin pragmatik dypalësh nën kornizën "Një brez, një rrugë" dhe të nxitë thellimin e partneritetit Kinë-Nepal.

Hua Chunying deklaroi se zv.kryeministri i Kinës Wang Yang do të mbërrijë në Nepal për një vizitë shtetërore mbrëmjen e së hënës me ftesë të qeverisë nepaleze. Gjatë vizitës së tij, Wang do të takohet me presidentin, kryeministrin si dhe me homologun e tij.

"Kina dhe Nepali janë dy fqinje të mira, marrëdhëniet e të cilave kanë ruajtur prirjen pozitive. Vizita e zv.kryeministrit Wang Yang është një ngjarje e e rëndësishme këtë vit mes Kinës dhe Nepalit. Shpresojmë se do të nxitet më tej unanimiteti i arritur mes liderëve dhe qeverive të dy vendeve, për të thelluar bashkëpunimin pragmatik dypalësh nën kornizën 'Një brez, një rrugë' si dhe për thellimin e partneritetit Kinë-Nepal," tha zëdhënësja Hua Chunying. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore