Kenia, populli shpreson në përmbushjen e premtimeve gjatë fushatës

2017-08-14 19:09:53 CRI Komenti juaj Printoni

Pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të Uhuru Kenyatta shumë kenianë kanë shprehur shpresën se presidenti do të fokusohet tek përmbushja e premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale për përmirësimin e jetesës së banorëve.

"Kostoja e jetesës këto kohë është tepër e lartë. Çdo gjë është e shtrenjtë. Pasi shlyejmë të gjitha detyrimet mujore në fund nuk na mbetet asgjë për të kursyer."

"Ne kemi probleme, jemi të pasigurt me ushqimin. Spitalet nuk kanë mjekë, ndërkohë që mësuesit paguhen shumë pak. Kenia ka probleme."

Dhuna pas zgjedhjeve u ka marrë jetën dhjetëra personave.

Mbështetësit e kreut të opozitës Raila Odinga pretendojnë se ka pasur parregullsi gjatë votimit.

Megjithatë, vëzhguesit ndërkombëtare janë shprehur se procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore