ShBA-ja pritet të bëhet eksportuesja e tretë më e madhe e gazit të lëngshëm në botë

2017-08-13 10:15:19 CRI Komenti juaj Printoni
Sipas një raporti të hartuar ditët e fundit nga qeveria amerikane, brenda tre vjetëve, ShBA-ja mund të bëhet vendi i tretë më i madh eksportues i gazit natyror të lëngshëm në botë pas Australisë e Katarit.

Administrata e Informacionit Energjetik e ShBA-së shprehet se, me shtimin e prodhimit, do të rritet edhe eksporti i gazit të lëngshëm natyror amerikan. Brenda tre vjetëve të ardhshëm, do të vihen në shfrytëzim pesë projekte të reja e, si rrjedhim, aftësia e përpunimit të gazit të lëngshëm natyror nga ShBA-ja do të rritet nga rreth 39.64 milionë metra kub vitin e kaluar në 269 milionë metra kub në fund të vitit 2019. (Fani/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore