Kinë: Përfundon evakuimi i banorëve nga zona e tërmetit nëpërmjet aeroportit "Huanglong"

2017-08-13 10:13:49 CRI Komenti juaj Printoni
Puna e transportit nga ajri të njerëzve e të materialeve të ndihmës, pas tërmetit të së martës në luginën Jiuzhai të Kinës, po vazhdon të zhvillohet rregullisht.

Administrata e Aviacionit Civil e Kinës ka bërë të ditur se, deri të shtunën, ka përfunduar evakuimi i banorëve të mbetur në zonën e tërmetit nëpërmjet aeroportit "Huanglong" në luginën Jiuzhai, dhe vazhdon rregullisht transporti i personave e materialeve të ndihmës. Sipas statistikave, deri të shtunën, nga ky aeroport janë kryer 127 fluturime lidhur me operacionet e ndihmës e të kërkim-shpëtimit, duke evakuuar 2456 veta. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore