Kinë: Spitalet private dyfishohen brenda gjashtë vjetësh

2017-08-13 10:12:04 CRI Komenti juaj Printoni
Statistikat e reja nga qeveria kineze tregojnë se tani në Kinë ka afro 17 mijë spitale private, që zënë 57 për qind të të gjitha spitaleve të vendit.

Autoriteti Kombëtar i Shëndetit bën të ditur se numri i spitaleve private në Kinë është dyfishuar që nga viti 2011.

Qeveria ka lehtësuar politikat dhe ka nxitur ndërtimin e institucioneve shëndetësore private.

Ndryshimi i politikave përfshin gjithashtu lejimin e investimeve të huaja në sistemin e kujdesit shëndetësor. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore