Ushtria siriane shpall rimarrjen e bastionit të fundit të IS-it në Homs

2017-08-13 10:11:18 CRI Komenti juaj Printoni
Ushtria siriane ka njoftuar se ka marrë tërësisht nën kontroll bastionin e fundit të Shtetit Islamik (IS) në provincën e Homsit.

Forcat qeveritare morën qytetin Sukhneh një javë më parë,

por i kanë kaluar ditët e fundit duke bërë kontrolle në qytet dhe duke neutralizuar mjetet shpërthyese të lëna nga militantët para ikjes.

Marrja e këtij qyteti ishte pjesë e një ofensive të gjerë ushtarake për të larguar militantët e Shtetit Islamik nga Shkretëtira Siriane.

Një gjë e tillë pritet të ndihmojë në thyerjen përfundimtare të forcave të Shtetit Islamik në provincën lindore të Deir al-Zour-it pranë Irakut. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore