Telefonata Xi-Trump, Kina kërkon përmbajtje lidhur me Gadishullin Korean

2017-08-13 10:10:09 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për përmbajtje lidhur me çështjen bërthamore të Gadishullit Korean, gjatë bisedës telefonike me presidentin amerikan Donald Trump të shtunën.

Kreu i shtetit kinez i tha homologut të tij amerikan se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë interes të përbashkët për një Gadishull Korean pa armë bërthamore, si dhe për ruajtjen e paqes dhe të qëndrueshmërisë atje.

Z. Xi u shpreh gjithashtu se pala kineze dëshiron të mbajë lidhje të ngushta me administratën e presidentit Trump lidhur me situatën në gadishull, gjë për të cilën Trump shprehu gatishmërinë e palës amerikane. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore