Kina kërkon heqjen dorë nga qëndrimet e forta lidhur me Gadishullin Korean

2017-08-12 09:58:34 CRI Komenti juaj Printoni
Palët duhet të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos mbajnë qëndrime të forta, u shpreh të premten zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang lidhur me përshkallëzimin e retorikës mes ShBA-së e Koresë së Veriut.

Ushtria verikoreane u shpreh pak ditë më parë se do të godasë në mes të gushtit me raketa ishullin e Guamit. Lidhur me këtë, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh që, në qoftë se Koreja e Veriut ndërmerr ndonjë veprim kundër ShBA-së ose aleatëve të saj, atëherë do të përballet me një reagim "që bota kurrë nuk e ka parë".

Geng Shuang theksoi se tani situata në Gadishullin Korean është e ndjeshme dhe e ndërlikuar. Palët duhet të marrin më shumë masa për zbutjen e tensionit dhe shtimin e besimit të ndërsjellë, duke shmangur qëndrimet e forta e përshkallëzimin e vazhdueshëm të situatës, tha zëdhënësi i diplomacisë kineze. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore