Fillon projekti kinez për zhvillimin e TV satelitor në Afrikë

2017-08-12 09:55:37 CRI Komenti juaj Printoni
Të enjten u zhvillua në fshatin Hulumi, në rrethinat e kryeqytetit të Nigerisë Abuxha, ceremonia e nisjes së një projekti pilot për televizionin satelitor.

Projekti, me emrin "Lidhja e 10 000 fshatrave", e ka zanafillën te një koncept i paraqitur nga presidenti kinez Xi Jinping në samitin e organizuar vitin e kaluar në Johanesburg, në kuadër të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë.

Presidenti Xi u shpreh se ky koncept kishte për qëllim hartimin e një politike "të vërtetë dhe të sinqertë" lidhur me Afrikën.

Guo Weimin, zëvendësdrejtor i Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit të Kinës, tha në këtë ceremoni: "Sipas kësaj skeme, teknologjia dhe pajisjet kineze do t'i ndihmojnë afrikanët të shikojnë televizion satelitor e të rritin ritmin e zhvillimit të televizionit dixhital, do të shtojnë mundësinë e informimit të banorëve vendorë, dhe gjithashtu do të nxitin mirëkuptimin dhe miqësinë e ndërsjellë mes Kinës e Afrikës".

(Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore