OKB: Mbi 600 mijë sirianë të rikthyer në 7-mujorin e parë

2017-08-12 09:53:51 CRI Komenti juaj Printoni
Agjencia e OKB-së për emigrantët njofton se më shumë se 600 mijë refugjatë sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre në shtatë muajt e parë të këtij viti.

Kjo shifër është pothuajse e njëjtë me atë të gjithë vitit të kaluar.

Megjithatë, Organizata Ndërkombëtare për Migrimin thotë se numri i të kthyerve është më i vogël se i atyre që vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në Siri ka tani më shumë se 6 milionë të zhvendosur brenda vendit. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore