Kinë, numri i të vdekurve nga tërmeti shkon në 24

2017-08-12 09:52:57 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në veri të provincës kineze Sichuan ka shkuar në 24

Pesë veta të tjerë janë ende të zhdukur.

Tërmeti, që ra pranë luginës Jiuzhai natën e së martës, ka shkaktuar rreth 500 të plagosur, 45 nga të cilët në gjendje të rëndë.

Lugina Jiuzhai është një destinacion popullor turistik në skajin lindor të rrafshnaltës Qinghai-Tibet.

Autoritetet vendore thanë se tërmeti ka sjellë disa dëme në një park kombëtar dhe në një vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në këtë zonë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore