Barcelonë, vazhdon greva e stafit të sigurisë në aeroport

2017-08-11 10:17:35 CRI Komenti juaj Printoni

Stafi i sigurisë në aeroportin El Prat të Barcelonës ka refuzuar ofertën për shtesën e pagave, duke deklaruar vazhdimin e grevës së tyre.

Për shkak të grevës javën e kaluar u shkaktuan shtyrje masive të udhëtimeve në aeroportin e Barcelonës. Stafi i sigurisë refuzoi ofertën e Kompanisë për rritjen me 200 euro në muaj të pagës 12 mujore, duke kërkuar negocimin për 15 paga vjetore me 250 euro shtesë.

Njoftohet nisja e një greve me afat të pacaktuar më 14 gusht. Rritja e pagave është e vetmja kërkesë për arritjen e marrëveshjes mes palëve, pasi komiteti drejtues i grevës pranoi propozimin për përmirësimin e kushteve të punës, siç është përfshirja e punonjësit të pestë në çdo linjë sigurie në periudhën e fluksit të madh,në aeroportin e Barcelonës, që ka numrin më të madh të udhëtarëve në Spanjë. (Jiang Lei/Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore