MJK proteston rendë kundër luftanijes së ShBA-së në Detin e Kinës Jugore

2017-08-11 10:07:43 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës protestoi ashpër kundër një luftanijeje të Marinës së ShBA-së, që kaloi afër gumës Meiji të ishujve Nansha, në Detin e Kinës Jugore.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës Geng Shuang tha se luftanija amerikane, "John S. McCain", hyri në ujërat afër gumës të enjten, si një demonstrim i të ashtuquajturës " veprim i lirisë së lundrimit", pa asnjë leje nga qeveria kineze.

Geng Shuang shtoi se Marina kineze, pas identifikimit të luftanijes amerikane e paralajmëri dhe e dëboi.

Zëdhënësi shtoi se ky veprim i palës amerikane shkel rëndë sovranitetin dhe sigurinë e Kinës dhe rrezikon sigurinë e personelit detar të të dy palëve.

Sipas zëdhënësit, Kina është e vendosur të mbrojë sovranitetin e saj territorial dhe interesat detare. "Provokimi i ShBA-së do të detyrojë Kinën që të marrë më shumë masa për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes së atdheut" tha zëdhënësi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore