Egjipti, thirrje Katarit për dhënien fund të krizës

2017-08-11 10:03:10 CRI Komenti juaj Printoni

Një lehtësim i krizës së Katarit varet nga pajtueshmëria e tij me kërkesat e katër shteteve arabe pjesë e bojkotit, i tha të enjten ministri i jashtëm egjiptian të dërguarit të posaçëm të SHBA-së.

Deklarata e ministrit Shoukry u bë në Kajro, gjatë takimit të tij me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së mbi krizën e Katarit, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme egjiptiane.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe , Bahreini dhe Egjipit ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin më 5 qershor dhe ndërmorën masa ndëshkuese, duke akuzuar vendin e pasur me naftë si "mbështetës të terrorizmit dhe për ndërhyrje në punët e tyre të brendëshme".

4 vendet arabe hartuan një listë me 13 kërkesa për ti dhënë fund krizës me Dohan zyrtare, përfshirë dhe mbylljen e Televizionit Al-Jazeera.

Më herët 4 vendet arabe morën një përgjigje negative nga autoritetet e Katarit.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore