Forcat e Koalicionit kundër IS-it shënjestrojnë bankat

2017-08-11 09:57:13 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat e koalicionit të drejtuara nga SHBA-ja kanë vënë në shënjestër qendrat financiare dhe bankat që sponsorizojnë Shtetin Islamik (IS) në Irak dhe Siri, me qëllim ndërprerjen e financimit të grupeve militante ekstremiste, thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar të enjten nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Koalicioni drejtoi sulmet ajrore në 5 qendra financiare gjatë dy javëve të fundit, përfshirë tre në Abu Kamal dhe Deir Ez-Zor të Sirisë dhe dy në Hawija dhe Al-Mukana në Irak, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Sulmet synojnë parandalimin e përdorimit nga organizatat terroriste të burimeve financiare me të cilat paguajnë luftëtarë dhe financojnë terrorizmin në botë, tha zëdhënësi i Task Forcës së Bashkuar, Koloneli Dillon.

Deri tani qeveria irakiane ka urdhëruar daljen nga sistemi financiar botëror të më shumë se 90 degëve të bankave, brenda territorit të pushtuar nga Shteti Islamik.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore