Greqia:Rikthimi i skulpturës së Parthenonit të jetë pjesë e Brexit-it

2017-08-11 09:47:59 CRI Komenti juaj Printoni

Greqia i bëri thirrje Komisionit Europian që rikthimin e skulpturës prej mermeri të vjedhur të Parthenonit ta përfshijë në marrëveshjen e Brexit-it. Kjo kërkesë është mbështetur nga disa anëtarë të KE-së, të cilët e konsiderojnë atë si të arësyeshme. Duke iu përgjigjur një kërkese të mëparëshme të palës greke, Komisioni Europian deklaroi se BE-ja nuk ka autoritet të ndërhyjë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Vendeve Anëtare.

Greqia pretendon të jetë pronari i ligjshëm i veprës 2 mijë vjeçare prej mermeri, që ndodhet në British Museum (Muzeun Britanik).Greqia po kryen punë restauruese në Parthenon dhe ka ndërtuar një muze posaçërisht për ekspozimin e skulpturave të tij, por aktualisht ka siguruar më pak se gjysmën e tyre.

Fragmente të tjera mermeri janë të ekspozuara nga disa muze në Europë.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore