Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës së Arbrit

2017-08-11 09:04:02 CRI Komenti juaj Printoni
Qeveria ka hapur zyrtarisht tenderin për ndërtimin e rrugës së Arbrit, qe do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 73.5 kilometra.

Ministria e Transporteve publikoi në faqen e Agjencisë së Prokurimeve njoftimin, qe fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat për veprën që lidh Tiranën me Dibrën.

Sipas njoftimit, ofertat do të hapen në datën 2 tetor, ndërkohë që ndërtimi i rrugës pritet të fillojë menjëherë pas firmosjes së kontratës me fituesin.

Rruga e Arbrit do të ndërtohet me partneritet publik-privat. Vlera e projektit është llogaritur 33.6 miliardë lekë, ose afro 254 milionë euro, por çmimi real i rrugës do të dalë vetëm pas tenderit.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore