Sukses i sopranos Ermonela Jaho në Spanjë

2017-08-11 09:02:51 CRI Komenti juaj Printoni
Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Festivalit Peralade të Spanjës, ku në edicionin e 31-të, ishin pjesëmarrës artistët më me ndikim nga vende të ndryshme të botës.

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho ka rrëmbyer duartrokitjet e audiencës spanjolle me rolin e saj në shfaqjen operistike "Madama Butterfly".

Meediat spanjolle, e kanë vlerësuar artisten shqiptare duke e krahasuar me Maria Callas, një krahasim ky që e ngre edhe më shumë figurën e sopranos Ermonela Jaho, e cila ka pushtuar tashmë skenat më prestigjioze në të gjithë botën.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore