Kina kundërshton provokimin e SHBA-së në Detin e Kinës Jugore

2017-08-11 20:59:22 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Mbrojtjes dënoi ashpër hyrjen e paligjshme të një luftanije amerikane në ujërat kineze të ishujve Nansha.

Zëdhënësi kësaj ministrie Wu Qian tha përmes një deklarate se fregatat kineze të raketave "Huaibei" dhe "Fushun" e paralajmëruan dhe e dëbuan anijen amerikane pas identifikimit të saj.

Luftanija amerikane, "John S. McCain" hyri në ujërat kineze të enjten, si një demonstrim i të ashtuquajturës " veprim i lirisë së lundrimit", pa asnjë leje nga qeveria kineze.

Wu theksoi se ky veprim do të intensifikojë militarizimin rajonal dhe mund të rezultojë në aksidente ajrore apo detare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore