BE-ja, masa anti-dumping ndaj produkteve kineze të çelikut

2017-08-11 20:41:49 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian vendosi masa anti-dumping deri në 28.5% për disa produkte çeliku nga Kina.

Autoritetet e BE-së thonë se pas një hetimi tetëmujor është gjetur se këto produkte kanë përfituar nga konkurrenca e padrejtë.

Masat e reja ndaj importeve variojnë nga 17.2% në 28.5%, dhe rëndojnë mbi grupet Shou-gang, Sha-gang, He-Steel dhe disa kompani të tjera kineze.

Kompanitë kanë në dispozicion 25 ditë për të reaguar ndaj vendimit të BE-së në një seancë.

Vitet e fundit, BE-ja ka vendosur disa herë tarifa anti-dumping ndaj produkteve të ndryshme të çelikut kinez.

Mrekulli
Lajmet Kryesore