Peniani akuzon SHBA-në dhe Japoninë për forcimin e aleancës ushtarake

2017-08-11 19:59:45 CRI Komenti juaj Printoni

Peniani akuzoi të premten SHBA-në dhe Japoninë për sjellje të pakujdesshme, duke deklaruar se dy vendet po forcojnë aleancën e tyre ushtarake.

"Të frikësuar nga suksesi i madh i disa raketave balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut, reagimet e SHBA-së dhe të Japonisë janë më të nxituara se kurrë më parë në masat e tyre për 'forcimin e aleancës' kundër Koresë së Veriut," thuhet në të përditshmen "Minju Joson".

Media shtetërore theksoi gjithashtu se SHBA-ja dhe Japonia po përdorin strategjinë e sanksioneve për të izoluar dhe shtypur Korenë e Veriut, ndërkohë që përmes forcimit të aleancës ushtarake synojnë "goditje parandaluese" kundër Penianit. (Albana)

Mrekulli