Xiaomi lider global për orat e fitnesit

2017-08-11 18:49:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania kineze Xiaomi ka fituar epërsi në tregun global ndaj kompanisë amerikane Apple për orat e fitnesit në tremujorin e kaluar, sipas një analize në industrinë e telefonave inteligjentë në Kinë.

Sipas një raporti nga "Canalys", gjiganti kinez i telefonave kryesoi tregun me 3.5 milionë njësi dërgesa nga prilli në qershor, i ndjekur nga firma amerikane Fitbit, ndërkohë që Apple ra në vendin e tretë me 2.7 milionë njësi.

Raporti tregon gjithashtu se tregu u rrit 8 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe parashikohet të rritet edhe në gjysmën e dytë të vitit, kryesisht nga orat inteligjente të lidhura me celularin. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore