Tillerson, qëndrimi i ShBA-së dhe i Koresë së Veriut nuk ka ndryshuar situatën

2017-08-10 10:04:03 CRI Komenti juaj Printoni

Pasi ShBA-ja dhe Koreja e Veriut shkëmbyen deklarata të ashpra, që shqetësuan komunitetin ndërkombëtar, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson tha se nuk ka asnjë shenjë që çështja e Gadishullit Korean po ndryshon.

Pas kthimit nga një tur vizitash në Azinë Juglindore, Tillerson i tha gazetarëve se ndonëse ShBA-ja dhe Koreja e Veriut kanë pasur konflikt verbal, kjo nuk do të thotë se ShBA-ja do të përdorë forcën ushtarake ndaj Koresë së Veriut, ndaj amerikanët "mund të flenë të qetë".

Sipas analistëve, deklarata e sekretarit të shtetit Tillerson se, "nuk do të kërkohet ndryshim i regjimit, qeverisë, bashkim i shpejtë i Gadishullit dhe as arsye për të kaluar kufirin", paraqet një qëndrim të moderuar, kërkesë për bisedime, por qëndrimi i presidentit Trump shfaq dallime të qeverisë amerikane në lidhje me politikën ndaj Koresë së Veriut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore