Turqi, fillon ndërtimi i murit ndarës me Iranin

2017-08-10 10:02:40 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia ka filluar të ndërtojë një mur ndarës në zonën kufitare me Iranin, në provincën Ağrı. Sipas faqes zyrtare të kësaj province, guvernatori i saj Suleyman Elban vizitoi të martën kantierin e punimeve dhe nga fotot e publikuara shihet se ka nisur puna për ndërtimin e murit ndarës me blloqe betoni.

 

Mediat turke raportojnë se muri ndarës me gjatësi 144 km, i ndërtuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare ndodhet përgjatë vijës kufitare të Turqisë me Iranin dhe përshkon provincat Ağrı dhe Igdir.

Në dy anët e vijës kufitare 560 km të gjatë Turqi-Iran ndodhen disa lagje të banuara nga popullsia kurde. Sipas medias turke, ndërtimi i murit ndarës synon goditjen ndërkufitare ndaj forcave të armatosura të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka ndërmarrë sulme me bomba në Turqi dhe është listuar si organizatë terroriste nga Ankaraja, ShBA-ja dhe BE-ja.

(Zhang Yan/ Eda Merepeza)

Mrekulli