Nis Festa e Birrës në Korçë

2017-08-10 09:05:00 CRI Komenti juaj Printoni
Në Korçë nisi mbrëmjen e së mërkurës Festa e Birrës, një ngjarje që tërheq në qytetin juglindor të Shqipërisë mjaft vizitorë dhe promovon imazhin turistik të rajonit.

Organizatorët thanë se mbi 100 mijë vetë do të jenë të pranishëm në 5 netët e Festës së Birrës, e cila dhe sivjet do të ofrojë koncerte me pjesmarrjen e emrave më të njohur të muzikës shqiptare dhe jo vetëm. Festa e Birrës është një nismë e marrë nga Bashkia e Korçës në vitin 2007 dhe është nderuar me Çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për kontributin në rritjen e numrit të turistëve në rajon.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore