INSTAT: Inflacioni në muajin korrik shënoi nivelin 2%

2017-08-09 09:01:03 CRI Komenti juaj Printoni
Instituti i Statistikave bëri të ditur se, inflacioni për muajin korrik 2017 pësoi një rënie të lehtë në 2%, nga niveli 2,2% i muajit qershor, por brënda segmentit të parashikuar të Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me një viti më parë, inflacioni ka një tendencë në rritje, krahasuar me muajin korrik 2016 që ishte 1.9%.

Banka e Shqipërisë parashikon që këtë vit inflacioni të jetë në nivelin 2.3%, në rritje të ndjeshme nga niveli 1.3% i vitit të kaluar.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore