Kinë, krijohet kompania për ndërtimin e Zonës së Re "Xiongan"

2017-08-08 09:34:04 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kinë është krijuar Korporata e Investimeve të Ndërtimit "Xiongan", me një kapital të regjistruar prej 10 miliard juanësh.

Sipas dokumentit zyrtar të publikuar të hënën, kompania është krijuar më 18 korrik dhe ka si aksionare të saj të vetme qeverinë e provincës Hebei.

Analistët mendojnë se kompania do të fokusohet në infrastrukturë dhe mund të sigurojë triliona juanë kapital privat.

Po të hënën, një zyrtar i Bashkisë së Pekinit shkroi në një artikull se ka ende hapësirë për të lehtësuar funksionet jokryesore të Pekinit, për të nxitur më tej zhvillimin e kryeqytetit, duke shtuar se Pekini do të japë ndihmë të mëtejshme në ndërtimin e Zonës së Re "Xiongan" të Hebeit.

Ai tha gjithashtu se në distriktin e ri do të hapet një Park Shkencor dhe Teknologjik.

Mrekulli