Lam: Hong-Kongu, rol aktiv në BAII

2017-08-08 09:30:58 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Carrie Lam ka thënë të hënën se Hong-Kongu do të luajë një rol aktiv në Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII).

Lam i bëri këto komente gjatë vizitës së saj në selinë qendrore të BAII-t në Pekin.

Ji Liqun, president i BAII-t, e përgëzoi Hong-Kongun për anëtarësimin në BAII dhe tha se pret që rajoni të luajë një rol më të madh në zhvillimin e kësaj banke.

BAII, një bankë shumëkombëshe zhvillimi e themeluar në vitin 2015, synon të sigurojë financime për të nxitur zhvillimin e infrastrukturës në të gjithë Azinë dhe tani ka 80 anëtarë ose anëtarë të ardhshëm.

Aplikimi i Hong-Kongut për t'iu bashkuar BAII-t u miratua në mars.

Mrekulli
Lajmet Kryesore