TAP, pas tokës në det. Mbyllen gjysma e punimeve

2017-08-07 09:01:23 CRI Komenti juaj Printoni
Gati gjysma e punimeve për ndërtimin e gazsjellësit Trans-Adriatik në Shqipëri ka përfunduar. Këto dy vite përbëjnë fazën më intensive të projektit dhe do të injektojnë në ekonominë shqiptare rreth 800 milionë euro në total. Drejtori i TAP-it për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo tha se kjo shifër është sa 4% e prodhimit kombëtar, ndërsa numri i të punësuarve është mbi 2 mijë.

Ai shtoi se pjesa në det e gazsjellësit nis në vitin 2018, ndërsa gazi i parë do të transportohet nga fushat e Azerbajxhanit drejt Europës Perëndimore në vitin 2020. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore