Britania: Lëvizja e lirë me BE-në do të përfundojë në mars 2019

2017-07-28 10:03:22 CRI Komenti juaj Printoni

Lëvizja e lirë e njerëzve midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Britanisë do të përfundojë në mars 2019, deklaroi të enjten qeveria britanike.

Ministri i Brendshëm britanik Brandon Lewis tha se qeveria do të paraqesë detajet se si do ta menaxhojë imigracionin pas "Brexit"-it në një dokument që do të publikohet këtë vit. Propozimet më pas do të përfshihen në një projektligj parlamentar për imigracionin vitin e ardhshëm.

Ministria e Brendshme e Britanisë i ka kërkuar Komitetit Këshillimor të Migracionit të studiojë kostot dhe përfitimet ekonomike e shoqërore të imigracionit nga BE-ja në ekonominë e Britanisë së Madhe, ndikimin e tij në konkurrueshmërinë dhe nëse do të kishte përfitime nga përqendrimi i imigrimit në punët që kërkojnë nivel të lartë kualifikimi.

Komiteti pritet të raportojë brenda shtatorit 2018. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore