BE-ja i jep Greqisë 209 milionë euro për trajtimin e krizës së refugjatëve

2017-07-28 10:02:40 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian njoftoi të enjten një paketë të re ndihme prej 209 milionë eurosh (245 milionë dollarë) për Greqinë për të trajtuar krizën e refugjatëve dhe përmirësimin e jetës së popullit.

Paketa e re e ndihmës vjen pas asaj prej 192 milionë euro të dhëna nga Mekanizmi i Mbështetjes së Emergjencave i BE-së në vitin 2016. Fondi i ri e dyfishon mbështetjen emergjente ndaj Greqisë duke e ngritur në total ndihmën në 401 milionë euro.

BE-ja ka mobilizuar mbi 1.3 miliardë euro ndihmë për Greqinë deri në vitin 2020 për menaxhimin e migracionit dhe të kufijve të jashtëm.

Që nga viti 2015, Greqia ka qenë një nga portat kryesore të hyrjes në Europë të mbi 1 milion refugjatëve dhe emigrantëve që ikin nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Mbi 60,000 refugjatë dhe emigrantë janë bllokuar në Greqi që nga mesi i shkurtit i 2016-s pas mbylljes së kufijve përgjatë rrugëve të Ballkanit Perëndimor. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore