Presidenti Xi thekson vendosmërinë për reforma në krahun e ofertës

2017-07-28 09:56:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu kinez Xi Jinping bëri thirrje për shtimin e përpjekjeve për të thelluar reformat strukturore në krahun e ofertës së tregut. Ai foli gjatë një seminari të lartë të Partisë Komuniste të Kinës.

Duke folur para zyrtarëve të provincave dhe atyre ministrorë, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror, theksoi se të duhet të bëhen më shumë përpjekje për të parandaluar dhe ulur rreziqet kryesore financiare, reduktimin e varfërisë dhe parandalimin e kontrollin e ndotjes.

Reforma strukturore në krahun e ofertës u përmend së pari nga udhëheqja e vendit në fund të vitit 2015 dhe tani është thelbi i veprimtarisë së saj ekonomike.

Reforma përfshin uljen e borxhit, reduktimin e kapacitetit të tepërt të prodhimit, reduktimin e shpenzimeve dhe mbështetjen e zonave të varfra. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore